Kurti: Mund edhe ta shkruaj draftin, por Asociacioni mos të nxirret nga paketa e të bëhet prioritet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është i gatshëm për ta shkruar draftin për Asociacionin. Megjithatë kreu u ekzekutivit u shpreh Asociacioni nuk duhet të trajtohet si çështje e veçantë

“Nëse është çështje e brendshme, siç u tha për herë të parë, unë mund ta shkruaj, pra nuk i kam dhënë premtim tjetrit, por kam shprehur aftësi vetjake për ta shkruar dhe le ta diskutojmë. Por, mos të ngatërrojmë hierarkinë e gjërave – marrëveshja bazike, aneksi i zbatimit dhe vetëm më pas mund të flasim për Asociacionin. Të gjithë ata që e nxjerrin Asociacionin nga paketa i bëjnë dëm Kosovës. Nuk mund ta nxjerrësh Asociacionin nga paketa dhe ta bësh prioritet për nga koha ose në qendër për nga hapësira e tryezës. Asociacioni nuk është top prioriteti i normalizimit , është marrëveshja bazike. Andaj, ë gjithë kolegët e mi, jo vetëm në Kosovë, unë i lus që të mos i nxjerrin nga paketa draft-statutin apo Asociacionin si një çështje. Lexoni gjashtë pikat e para të marrëveshjes bazike dhe nenet . Kurti në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin irlandez.

Më tej ai shtoi se 11 nene të marrëveshjes së paku 8 janë shkelur nga Serbia.

“Ne kërkojmë siguri ligjore, jo vetëm për zbatim, por edhe respektim. Kjo është arsyeja pse kemi kërkuar edhe nënshkrim. Ne insistojmë në nënshkrim të marrëveshjes. BE si arbitër të reagojë sa herë ka shkelje edhe më të vogla”, u shpreh Kurti./21Media

Back to top button