“Jam shumë krenar që jam ukrainas”, tha Zinchenko i Manchester Cityt

Pasi fitoi titullin e Premierligës angleze për herë të katërt me klubin e tij, Manchester City, futbollisti ukrainas, Oleksandr Zinchenko sot tha se e kishte të vështirë të mendonte edhe për futbollin pasi Rusia nisi luftën në Ukrainë në shkurt.
“Jam shumë krenar që jam ukrainas,” tha ai për Sky Sport.
“Do të më pëlqente që një ditë ta sjell këtë titull në Ukrainë, për të gjithë popullin ukrainas, sepse ata e meritojnë atë”.
Zinchenko tha se koha që nga fillimi i luftës ishte “periudha më e vështirë në jetën time”.
Në një intervistë me Gary Lineker të BBC Sport menjëherë pas fillimit të luftës, mbrojtësi i Manchester City tha se nuk mund të numëronte sa herë kishte qarë që nga fillimi i luftës./21Media

Back to top button