Pas 9 vjetësh, Sali Berisha merr sërish drejtimin e PD-së

Sali Berisha sot është zgjedhur në krye të Partisë Demokratike me votat e demokratëve.
Sipas të dhënave që publikoi Albana Vokshi lidhur me raportimet nga qendrat e votimit, Berisha udhëheq me mbi 10-fish të votave kundrejt Elezit.
Në selinë blu në kryeqytet janë mbledhur demokratë dhe simpatizantë të shumtë, të cilët presin rezultatin dhe ardhjen e Berishës në parti.
Kështu, Sali Berisha kthehet në krye të PD-së pas 9 vjetësh, kur demokratët e kanë humbur pushtetin përballë Edi Ramës dhe Berisha ka dhënë dorëheqjen.
Ai ia kishte lënë partinë në drejtim Lulzim Bashës, por ky i fundit nuk kishte mundur ta sillte në pushtet PD-në, madje duke djegur mandatet.
Pas humbjes së 25 prillit , në 9 shator 2021 ishte bërë përjashtimi nga grupi parlamentar i Berishës nga Basha, gjë e cila kishte sjellur edhe një furtunë në PD.
Berisha dhe Basha kishin nisur të akuzoheshin mes tyre, ndërsa partia ishte ndarë në dy kampe që përkrahte dy liderat, përkrahje që reflektohet edhe sot në grupin parlamentar.
Berishë sot, merr drejtim e partisë së tij, por përballë ka edhe SHBA-të, që kanë deklaruar se nuk do të kenë marrëdhënie me një PD me Berishën në krye./oranews

Back to top button