James transferohet në Katar

 
Ylli kolumbian James Rodriguez është larguar nga skuadra e Evertonit vetëm për t’iu bashkuar skuadrës nga Katari Al Rayyan, ku tani marrëveshja është kompletuar, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Lajmin pritet që ta konfirmojë edhe skuadra e Al Rayyan, e cila veçse ka publikuar një video të shkurtër të përgatitur për transferimin e Rodriguez.
Po ashtu, marrëveshja është arritur mes klubit nga Katari dhe Evertonit mbi pagat e James dhe agjentëve të tij.
Tani, James do të largohet nga futbolli evropian për t’iu bashkuar Al Rayyan, ku tani ka mbetur vetëm që marrëveshja të nënshkruhet nga dy palët dhe të kompletohet.

Back to top button