“Janë të parëndësishme për rastin”, Specialja i refuzon dëshmitë e krimeve serbe në Kosovë

Provat të cilat janë prezeantuar nga mbrotja e Jakup Krasnqiti e që dëshmojnë krimet sebe të kryera në Kosovë janë refuzuar në rastin në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë.
Gjyqtarët këtë vendim e kanë arsyetuar me faktin se këto prova konsiderohen të pa rëndësishme për këtë proces.
“Paneli së pari vëren se më parë ka vendosur që provat për krimet e dyshuara të kryera nga forcat serbe janë përgjithësisht të parëndësishme për akuzat kundër të Akuzuarit. Mbrojtja e Krasniqit gjithashtu nuk ka arritur të vërtetojë se incidentet e përshkruara në këtë pikë janë të lidhura me ndonjë nga akuzat ose faktet në Aktakuzë, ose se ato lidhen me ose janë provuese të organizimit ose aktivitetit të UÇK-së në zonë në një kohë ose vend që lidhet me akuzat”, thuhet ndër tjerash në vendim.