Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani në “Darkën e Lamës”: Nga toka fillon gjithçka, jeta, bereqeti dhe begatia

Nën patronazhin e presidentes Vjosa Osmani, mbrëmë është mbajtur “Darka e Lamës”.

Me këtë rast Osmani, vlerësoi lart produktet që marrim nga toka e vendit tonë.

“Nga toka fillon gjithçka: jeta, bereqeti dhe begatia. Bashkë me miq, aleatë, përfaqësues të jetës institucionale e shoqërore, në Darkën e Lamës shpreha falënderimin dhe mirënjohjen time të thellë për secilin prej atyre që e mbajnë këtë vend gjallë e krenar çdo ditë”, theksoi ajo.

E para e shtetit të Kosovës, kujtoi edhe presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova.

“Kjo Darkë e Lamës, e cila është nismë e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, është kujtesë e lidhjes sonë me rrënjët, me tokën që na mban e ushqen, me traditën që na mëson të jemi mirënjohës”, ka shkruar ajo në “Facebook”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button