Janev: Bullgaria ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetuese

Kryeministri i përkohshëm i Bullgarisë, Stefan Janev, në një postim në Facebook ka shprehur ngushëllime në lidhje me aksidentin tragjik të autobusit nga Maqedonia e Veriut, përcjell TV21. Janev thotë se autoritete bullgare kanë marrë masat e nevojshme për zbardhje të rastit.

“Shteti bullgar ka reaguar në mënyrë të shpejt dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e këtij aksidenti të tmerrshëm të trafikut, ku humbën jetën së paku 45 persona. Njëkohësisht tregohet kujdes i nevojshëm për të mbijetuari”, ka shkruar Janev.
Siç transmeton BTA, Janev thekson se rganet hetimore po vazhdojnë punën në aksidentin në autostradën Struma.
“Kjo është një tragjedi e madhe dhe e papërshkrueshme që na tronditi. Aktualisht, aktivitetet janë në dorë të autoriteteve hetimore. Kur është e nevojshme, do të mund të komentohet arsyeja që çoi në kaq shumë viktima. Le ta bëjnë punën e tyre organet hetimore”, tha Janev.
Janev gjithashtu shprehu besimin se janë mobilizuar të gjitha organet shtetërore, ndërsa MPB ka marrë masa për organizimin e trafikut në autostradën Struma.
“Më vonë, ne duhet të nxjerrim me kujdes mësimet e vërteta nga ky incident tragjik për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen. Për momentin, informacioni i vetëm i qartë është se autobusi me viktima dhe të lënduar është i regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në lidhje me këtë, në orët e para të mëngjesit biseduam me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Si qeveri do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për t’u përballur me tragjedinë”, tha Janev./TV21
Back to top button