Shoferi që goditi për vdekje pesë persona, do të përballet me akuza për vrasje

Zyrtarët e Wisconsin do të akuzojnë për vrasje shoferin që hyri në një paradë të Krishtlindjeve të dielën dhe la të vdekur pesë persona.
Policia ka bërë të ditur se, Darrell Brooks Jr, 39 vjeç, me aksidentin e shkaktuar la të vdekur persona të moshës 52-81 vjeç dhe plagosi 48 të tjerë, përfshirë edhe fëmijë.
Policia shton se aksidenti nuk ishte akt terrorist, por ai mund të përballet me akuza të rënda në bazë të hetimit të tyre.
Brooks po ikte nga Policia pas një rasti tjetër dhe ka goditur disa persona./21Media
 

Back to top button