Japonezët luten që t’i vie fundi koronavirusit

 
Dhjetra besimtarë të veshur me vetëm rroba banjoje apo mbathje, u futën në ujin me akull në tempullin Teppou-zu Inari në Tokio, për të shënuar ritualin tadicional të Vitit të Ri.
Pjesëmarrësit kishin të vënë maska në fytyrë, ndërkaq në kokë shirita të bardhë.
Gjatë këtij rituali, ata u lutën që të largohet pandemia e COVID-19 nga njerëzimi.
Tri gra, të cilat dhuronin mbathje të bardha dhe disa meshkuj, kënduan dhe u lutën para se të hynin në ujin me akull. Kjo ishte pjesë e ritualit Shinto, të quajtur Misogi, që u organzua në këtë faltore.
Skena të ngjashme me këto u realizuan edhe vitin e kaluar në këtë ngjarje. Edhe vitin e kaluar në të morën pjesë numër i kufizuar i personave për shkak të pandemisë.
Ky tritual u organizua gjatë muajit më të ftohtë të vitit në Tokio, ku temperaturat lëvizin në mes 3 e 9 shkallë celsius.
Gjatë ritualit Misogi, të pranishmit lajnë trupin me qëllim të purifikimit.
Me këtë rast, kjo pjesëmarrëse ka thënë se shpreson që pandemia e COVID-19 do të zbutet dhe bota të qetësohet, në mënyrë që secili person të jetë i lirë.
Ky pjesëmarrës ka thënë se tani po përhapet me të shpejtë edhe vala e gjashtë e COVID-19, kështu që shpreson e lutjet e tyre do të dëgjohen që të eliminohet ky problem botëror.
Edhe ky pjesëmarrës ka thënë se është lutur që t’i vjen fundi pandemisë në tërë botën.
Këto ditë, Japonia ktheu sërish kufizimet për shkak të Pandemisë në bare e restorante.
Numri i të infektuarve është në rritje çdo ditë. Omicroni dominon në 80 për qind të perfekturave në Japoni./21Media

Back to top button