Japonezi që punësohet “për të mos bërë asgjë”

Shoji Morimoto ofron një shërbim shumë të pazakontë me qira për klientët e tij në Tokio, duke punësuar veten në mënyrë që, fjalë për fjalë, të mos bëjë asgjë., përcjell portali rtv21.tv
Ai ka krijuar një karrierë duke u dhënë me qira klientëve që thjesht nuk duan të jenë vetëm. Shoji nuk angazhohet në bisedë ose nuk bën asgjë tjetër përveçse të jetë aty në çfarëdo eventi apo aktiviteti që ai është punësuar për të marrë pjesë, dhe megjithatë ai është shumë i kërkuar, duke planifikuar një deri në tre seanca në ditë.
Shpesh ndiejmë presion në shoqëri për të bërë gjithmonë diçka produktive ose ‘të dobishme’ në mënyrë që të ndihemi të vlerësuar, që është një qëndrim që Shoji shpreson ta sfidojë duke treguar se edhe ‘të mos bësh asgjë’ dhe thjesht të jesh aty për njerëzit mund të ketë vlerën e vet./21Media

Back to top button