Jasharaj thotë se e ka një shtëpi veç me dy dhoma

Kreytari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj sonte në një intevistë me Berat Buzhalën që transmetohet në RTV21 ndër të tjerash foli edhe për pasurinë që e ka.
Ai tregoi se ka një shtëpi të vogël dy dhomëshe.
“Në një ari vend shoqata ma ndërtoi shtëpinë… një kuzhinë dhe një banjo në katin e parë dhe një dhomë në 4 X 4.20 m2 në katin e dytë. Këtu jetonim 5 anëtarë të familjës në një dhomë. Mirëpo me ardhjen time në SBASHK, paga është më e lartë dhe nuk e fshehi, është asa dy paga që i kisha, një pagë në kredi dhe një pagë me jetu si zakonisht. Mezi mjeshtrit i ndërtuan dy dhoma në hapësirën e dhomës”, tha ai, duke shtuar se aktualisht e ka një shtëpi me dy dhoma./21Media

Back to top button