Jashari: Albin Kurtit i ka zgjatur shumë adoleshenca politike

(Lajm i përditësuar)


Analisti politik, Shemsi Jashari në ”Click” të RTV21 për Albin Kurtin si liderë politik thotë se atij i ka zgjatur adoleshenca politike shumë.

Ai shton se problematike është sjellja e tij e pa përgjegjshme në raport me shtetin.

“Nëse e shohim jetëgjatësinë në politikë të Albin Kurtit del që është njëri prej liderëve që më së gjati është tani në skenë politike prej politikanëve aktualë, por adoleshenca politike i ka zgjatur shumë. E kemi problem me sjelljen e tij të papërgjegjshme në raport me shtetin, është legjitime loja politike për me i mundë kundërshtarët gjatë fushatës me atë pjesën politike të cilën e bënë për me dominuar në raport me partitë tjera”, tha Jashari. /21Media


Jashari: Kurti është po e shtynë në maksimum themelimin e institucioneve

Analisti politik, Shemsi Jashari në ”Click” të RTV21 për themelimin e institucioneve e lë fajtor Albin Kurtin.

Sipas tij Kurti po e shtynë këtë proces me shpresën që  disa prej deputetëve që kanë mbërri me marrë vota për me hyrë në kuvend.

Më duket që Kurti është po e shtynë në maksimum themelimin e institucioneve me shpresen që disa prej deputetëve që kanë mbërri me marrë vota për me hyrë në kuvend e kanë shumë problem me shkuar në zgjedhje prapë edhe pret që dikush prej tyre me u frikësu që mund të shkojë në zgjedhje dhe të mos marrë mandate më të partive jashtë Vetëvendosjes që me shpresën e ndonjë pazari politik”, thekson Jashari. /21Media


Jashari: LDK të vetmen mundësi e ka koalicionin me LVV-në përshkak të sigurimit të postit të presidentit

Analisti politik, Shemsi Jashari në ”Click” të RTV21 në lidhje me koalicionet për formimin e qeverisë së re thotë se LDK të vetmen mundësi e ka kualicionin me Lëvizjen Vetëvendosje përshkak të marrëveshjes e cila siguron postin e presidentit.

Sipas tij Lidhja Demokratike e Kosovës në asnjë kombinim me partitë opozitare nuk ka mundësi të bëjë një marrëveshje e cila siguron zgjedhjen e presidentit.

“Kur folë për një marrëveshje që do të përfshijë edhe zgjedhjen e presidentit, lë të kuptojë se e vetmja mundësi me këta numra që i kanë nxjerrë këto zgjedhje janë që do të bëjnë me LVV-në, përndryshe në asnjë kombinim me partitë opozitare nuk ka mundësi me bërë një marrëveshje e cila siguron zgjedhjen e presidentit përshkak se duhen edhe numrat. Lumir Abdixhiku e ka një problem të brendshëm tashmë partiak”, tha Jashari. /21Media


Jashari: Rritja e çmimit të rrymës do të ketë ndikim në vjeshtë

Analisti politik, Shemsi Jashari në ”Click” të RTV21 tha se Zyra e Rregullatorit të Energjisë, (ZRRE) me rritjen e çmimit të energjisë po përdor faktorë rrethanorë që nuk kanë pasur një ndikim të menjëhershëm te qytetarët.

Ai theksoi se kjo situatë është e lidhur me vakumin institucional të krijuar nga formimi i qeverisë dhe ndikimin sezonale të konsumi të energjisë.

Sipas Jasharit, pasojat do të bëhen më të dukshme gjatë muajve të ardhshëm, kur konsumimi i energjisë do të rritet në vjeshtë.

”Nuk është hera e parë që ZRRE-ja i shfrytëzon faktorër rrethanor pa e shkaktu një efeket që qytetari e vëren drejtëprdrejtë, njëra është te vakumi institucional që e kemi vëmendja është te formimi i qeverisë edhe fakti tjet1ër është po shtatjrohet në sezonin veror ku konsumi familjar është më i vogël dhe deri në vjeshtë nuk do ta vërejnë”, tha Shemsi Jashari.

Back to top button