Jashari: Babë ti më mësove mua dhe të tjerët se sa e vlefshme është liria

Bekim Jashari vendos lule mbi varrin e babait

Me rastin e 69- vjetorit të lindjes së heroit të Kosovë, Hamëz Jashari, djali i tij dhe njëherit kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka vizituar dhe vendosur lule mbi varrin e babait, teksa i ka dedikuar një shkrim prekës.

Jashari është shprehur se ai e ka mësuar se sa e vlefshme është liria dhe si duhet të sakrifikohet për të.

Për ditëlindjen tënde, Babë… Për ty që mi mësove vlerat e larta njerëzore, për ty që më bërë të kuptoj dashurinë për jetën. Ti dhe vëllai yt, që më vonë do të njihet si Komandat Legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bashkërisht ideologë të saj, u bëtë mësim për gjeneratën Tuaj dhe të tjerat që do t’iu pasojnë, për atdhedashurinë. Ti më mësove mua dhe të tjerët se sa e vlefshme është liria, si mund të sakrifikohet për liri, sa shumë duhet të angazhohemi për të ndërtuar vendin, për të tashmen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Hamëz Jashari, i lindur në vitin 1950 në Prekaz, ishte vrarë në mars të vitit 1998 bashkë me komondantin e UÇK-së, Adem Jasharin dhe me anëtarët e familjes. /21Media 

Back to top button