Jashari: Kemi shumë obligime për ta forcuar Kosovën

Anëtari i familjes Jashari, Bekim Jashari ka uruar qytetarët e vendit në përvjetorin e 14-të të Pavarësisë.
Ai ka thënë ka shumë  punë për ta forcuar Ksoovën që të ecim në rrugë të drejtë siç është amaneti i atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
“Kemi shume obligime dhe punë për ta forcuar shtetin tonë që të ecim në rrugë të drejtë siç është amaneti i dëshmorëve”, ka thënë Jashari ndër tjera.

Me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidentja, Vjosa Osmani, kryeparlamentari, Glauk Konjufca dhe kryeministri, Albin Kurti bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 deputet nga gjithsej 120, Kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik./21Media

Back to top button