Këngët që u kënduan për Pavarsinë e Kosovës

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt 2008 shënoi një kapitull të ri në historinë popullit shqiptar. Atë ditë, gjithë shqiptarët në botë festuan në mënyra të ndryshme.
Artistë të ndryshëm shqiptarë përmes këngëve shfaqen emocionet e shqiptarëve për këtë ditë, disa para e disa pas këtij akti historik.
“Vendi im”, është një ndër projektet e para që iu kushtua ditës së Pavarësisë. Kjo këngë është krijim nga RTV21, pjesë e së cilës janë emrat e njohur të skenës shqiptare.

 
Këngë me vargje të veçanta për Pavarsinë ka thuajse çdo vit.
Këngëtari Ilir Shaqiri, për vite të tëra përmes këngëve ka bërë dedikime për  shqiptarët që dhanë jetën për atdhe. Në arkivin e tij të këngëve e gjejmë edhe një këngë kushtuar datës historike të Kosovës. “Pavarësia” titullohet kënga e Ilirit që i dha jehonë kësaj feste.

Zëri i saj unik e ka bërë që gjithmonë të pëlqehet dhe të jetë ndër më këngëtaret e kërkuara kur bëhet fjalë për këngët e atdheut, bëhet fjalë për Shkurte Fejza, e cila me rastin e Pavarësisë i fali Kosovës këngën më të bukur, “Mirë se erdhe Pavarësi”, skruan rtv21.tv
https://www.youtube.com/watch?v=tf5evgA6ZwU
Një perlë tjetër për Kosovën e solli edhe këngëtarja Remzie Osmani. “Boll, boll njëqind vjet, morëm plagë e bëjmë gajret, sot shqipja me bijë të vet fluturon në qiell të vet, pavarësinë e gëzofshi përjetë”, janë vargjet e këngës së Remzie Osmanit që e solli për nder të Pavarësisë.

“Gëzuar Pavarësia” titullohet kënga e Afërdita Demakut përmes të cilës këngëtarja ka përshkruar momentet emocionuese të kësaj dite që ngjalli gëzim te çdo shqiptarë.
Me zërin e saj të ëmbël, për Kosovën këngë solli edhe këngëtarja Shyherete Behluli.  Kjo këngë mban titullin “Pavarësia”.

Një këngë dedikuara historisë së Kosovës, nuk mungon as nga këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi. “Liria ka emër”, mbanë titullin kënga e Leonores e cila ka një tekst emocinues dhe të veçantë, shkruan rtv21.tv

Përmes këngës, një dedikim të veçantë për Kosovën e bëri edhe këngëtarja, Violetë Kukaj, ajo solli këngën e titulluar, “Pavarësinë e gëzoftë Kosova”.

Në mesin e shumë këngëve dedikuar Kosovës është edhe kënga “Pavarisa” Nexhat Osmani.

Për nder të Pavarsisë së Kosovës këngë sollën edhe artistët e njohur, Shkodran Tolaj dhe Irma Libohova. Dyshja e njohur publikuan projketin “Kosova”.

Këto janë disa nga këngët kushtuar kësaj dite madhështore për Kosovë./21Media

Back to top button