Jashari: Seanca u devijua nga rregullat – Dehari veproi jashtë kornizës ligjore

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka kritikuar kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, duke e akuzuar për devijim nga procedurat e parapara.

Sipas saj, që në fillim të seancës Dehari ka vepruar jashtë kornizës ligjore, duke thirrur konsultime në vend të votimit të deputetëve.

Jashari, e cila ishte kryesuese ndihmëse në këtë seancë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook theksoi se ka vërejtur shumë parregullsi dhe e cilësoi si të papranueshme mënyrën e mbylljes së saj.

Ajo ndër të tjerash shtoi se edhe pse pozita e kryesuesit është e përkohshme, ajo duhet të ushtrohet me përgjegjësi maksimale.

Back to top button