Humb jetën një person në një aksident trafiku në Drenas

Një person ka ndërruar jetë ditën e sotme në fshatin Terstenik të Drenasit.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se viktima ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një motorçiklete.
Ndërkaq sipas saj aktualisht policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë dërguar deri tek ky aksident trafiku dhe ngasësi i automjetit është dërguar në mbajtje.
“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Terstenik të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy personat që ishin në motoçikletë, njëri prej të cilëve nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e personit A.M (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF -Drenas. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku ndërkohë që ngasësi i automjetit është dërguar në mbajtje”, tha Ahmeti. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?