Kaloni te përmbajtja kryesore

Jashari shihet si pasardhësi i Granit Xhakës te Zvicra

Ardon Jashari shihet si pasardhësi i Granit Xhakës te Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll. 22-vjeçari është organizator i lojës së skuadrës belge, Club Brugge

“Mund të thuhet se lojtari 22-vjeçar organizon lojën e ekipit të tij, në një mënyrë si Granit Xhaka. Luan fort me këmbën e majtë. Ai gjithashtu ka statistika pak a shumë identike me ato të Xhakës: tre gola dhe gjashtë asistime në 2024/2025”, shkruan “watson.ch”.

Jashari është duke u kërkuar nga Bologna, Roma, Manchester Unitedi, Tottenhami dhe Chelsea.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button