Tentativë vrasjeje në Istog, sulmohet me armë një person

Një person është sulmuar fizikisht me kondakun e armës nga një i dyshuar ende i paidentifikuar në Istog. Viktima, një mashkull kosovar, ka raportuar sulmin në polici, ndërsa agresori është larguar menjëherë pas incidentit në drejtim të panjohur.

Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe për të mbledhur prova.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e të dyshuarit.

“Istog 02.04.2025-18:58. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht me kondak të armës nga i dyshuari mashkull kosovar i cili më pas është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin ditor të policisë.

Back to top button