Jashari thotë se nga KQZ kërkuan ndaljen e kamerave në shkolla, por ky i kundërshton

 

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se ka kërkuar nga drejtorët e shkollave në këtë komunë që gjatë procesit të nesërm të votimit most ë ndalen kamrat.

Jashari ka cituar drejtorët e shkollave të kenë thënë se ndalja e kamerave është kërkuar nga KKZ në Skënderaj.

“Sot, gjatë ditës, jam infomuar nga drejtorët e shkollave që ata kanë pranuar telefonata (siç kanë thënë nga KKZ) nga persona të cilët kanë kërkuar që nesër të ndalen kamerat në vendvotime.Për me tepër, Komisioni Qendror Zgjedhor, përmes zyrtarit, Nexhmedin Hyseni ka dërguar në drejtim të KKZ- Skenderaj një e-mail përmes së cilës ka urdhëruar KKZ-në që të ndalen kamerat në vendvotime, me pretekstin që “ky veprim është i kundërligjshëm në cenimin e lirive dhe të drejtave të votuesve”.”, ka shkruar ndër tjerash Jashari në Facebook.

Ai tutje këtë shkresë siç ka thënë vetëm për komunën e Skënderajt e ka quajtur të papranueshme dhe kundër demorkacisë.

Prania e kamerave në klasa evidenton çdo parregullsi që mund të ndodhë gjatë procesit të votimit apo numërimit dhe kështu nuk ka aspak të bëjë me shkelje të privatësisë sepse në kabinen e votimit aty ku voton qytetari nuk ka kamera dhe kështu votimi është i fshehur.”, ka deklaruar Jashari.

Tutje i ka kërkuar KQZ-së që të ndërmarrë hapa konkret, konformë legjislacionit në fuqi duke dënuar e eliminuar çdo keqëperdorim të pozitës zyrtare./21Media

Back to top button