Vaksina Oxford-AstraZeneca do të testohet edhe tek fëmijët

 

Po realizohet një sutdim i ri për të parë si po funksionon vaksina e koronavirusit Oxford-AstraZeneca tek fëmijët.

Rreth 300 vullnetarë do të marrin pjesë, me vaksinat e para në provë që do të zhvillohen këtë muaj, përcjell portali rtv21.tv

Studiuesit do të vlerësojnë nëse vaksina prodhon një përgjigje të fortë imune tek fëmijët e moshës midis gjashtë dhe 17 vjeç.

Vaksina është një nga dy që përdoret për të mbrojtur kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes nga Covid në MB, së bashku me atë të Pfizer-BioNTech. Rreth 240 fëmijë do të marrin vaksinën .

Vullnetarëve që jetojnë pranë njërit prej katër vendeve të studimit – Universitetit të Oksfordit, Spitalit Universitar StGeorge’s, Londrës, Spitalit Universitar Southampton dhe Spitalit Mbretëror për Fëmijët – u kërkohet të regjistrohen. Ata që janë të interesuar të marrin pjesë duhet të plotësojnë një pyetësor të shkurtër./21Media

Back to top button