Java e ardhshme me temperatura deri në 27 gradë Celsius

 

Javën e ardhshme vendi ynë do vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit, duke krijuar kushte për mot me diell dhe herë-herë me vranësira që kanë mundësi për reshje të shiut.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet ndërmjet 21-27 gradë.

“Shi me intensitet të dobët parashihet të ketë gjatë mbrëmjes së ditës së hënë, të mërkurën dhe të enjten, duke mos e përfshirë gjithë territorin e vendit. Përgjithësisht sasitë totale të reshjeve gjatë gjithë javës do të jenë të ulëta”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s./21Media 

Back to top button