​Rezultatet e katër ndeshjeve të xhiros 34 në Serie A

 

Kanë përfunduar katër nga gjashtë ndeshjet e programit të sotëm të Serie A, ku kemi pasur disa rezultate interesante, dhe shpalljen si kampion të Interit.

Deri tani janë regjistruar tre barazime dhe vetëm një fitore, ku në ndeshjen mes Lazios dhe Genoas, vendasit e fituan me rezultat 4:3, ndërsa Bologna me Fiorentinan, Napoli me Cagliarin dhe Sassuolo me Atalantan përfunduan pa fitues.

Pas 90 minutave lojë, Bologna me Fiorentinën ndanë pikët e barabarta ku rezultati ishte 3:3, Napoli si vendas nuk arriti të arkëtojë më shumë se një pikë në barazimin 1:1 kundër Cagliarit, dhe Atalanta barazoi në udhëtim kundër Sassuolos 1:1, ku me këtë barazim, Interi shpallet kampion i Serie A.

Me fillim nga ora 18:00, Juventusi zhvillon ndeshje si mysafir kundër Udineses, ndërsa në ora 20:45 zhvillohet takimi Sampdoria-Roma.

Rezultatet e ndeshjeve në Serie-A:

Lazio 4 – 3 Genoa

Bologna 3 – 3 Fiorentina

Napoli 1 – 1 Cagliari

Sassuolo 1 – 1 Atalanta

18:00 Udinese – Juventus

20:45 Sampdoria – AS Roma.

Back to top button