​Kollçaku: Rreth 5000 vaksina arrijnë të mërkurën

 

Të mërkuren në vendin tonë do të arrijnë 5 mijë vaksina antiCOVID-19. Kështu ka bërë të ditur kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku teksa ka thënë se pastaj vaksina tjera do vijnë pandërprerë, deri në arritje të synimit të tyre.

“Rreth 5000 vaksina arrijnë të mërkurën, e pastaj vijnë pandërprerë, deri në arritje të synimit tonë. Ndërsa treguesi më i mirë, se situata epidemiologjike në vend për momentin është më e mirë, është edhe numri më i vogël i të hospitalizuarve. Ajo çfarë na brengos ende, janë vdekjet e të prekurve nga COVID-19. Beteja vazhdon:, ka shkruar Kollçaku në Facebook.

Sot, nga 3002 testuar, 415 TË SHËRUAR DHE 160 RASTE ME COVID-19!
Rreth 5000 vaksina arrijnë të mërkurën, e pastaj vijnë…

Posted by Fatmire Mulhaxha Kollçaku on Sunday, May 2, 2021

 

Ndryshe, Kosova deri më tash ka siguruar vetëm 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, të cilat janë shpenzuar./21Media 

Back to top button