Java e Modës në Paris, kritika ndaj Givenchy për varësen që përdoren modelet

Shtëpia franceze e modës “Givenchy” mori kritika të shumta, pasi modelet mbanin gjerdan në formë litari në sfilatë në Javën e Modës në Paris.
Tre modele mbanin versione ari dhe argjendi të aksesorit në shfaqjen e “Givenchy” pranverë-verë 2022 të dielën.
“Dhe ju mendonit se industria kishte mësuar tashmë të mos vendoste gjëra që ngjajnë në litarë rreth qafës së modeleve”, tha Diet Prada.
Tutje, edhe aktivistja dhe artistja Kim Saira reagoi në lidhje me këtë ngjarje.

“Si i bëhet që të shumtë njerëz e panë këtë dhe menduan se është në rregull? Gjithashtu, pse nuk jam fare e befasuar?”, shkroi Saira.
Ndërkohë që, Mattheë Ëilliams tha se kjo varëse është punuar me shumë kujdes, me artistin Josh Smith, inspiruar nga pikturat e Grim Reaper./21Media

Back to top button