Java e tretë e muajit gusht me mot të ndryshueshëm

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se java e tretë e muajit gusht do të vijoj me mot të ndryshueshëm, por me intervale të gjata me diell.

“Nga dita e hënë deri të enjten, kryesisht pasditeve pritet të ketë zhvillim të vranësirave dhe kushte për reshje shiu i përcjellur me erëra, në formë të stuhive lokale dhe shkarkime rrufesh. Reshjet nuk do të përfshijnë gjithë territorin, më pak në Dukagjin, ndërsa reshje të intensitetit mesatar parashihen në rrafshin e Kosovës.”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë në orët e mesditës, prandaj këshillohet të respektohen udhëzimet e IKSHP. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-10m/s./21Media

Back to top button