Java nis me shi në Shqipëri

Në Shqipëri sot moti do jetë me vranësira të shpeshta gjatë paradites, duke sjelle reshje të dendura në zonat Veriore dhe Qendrore.
Në Jug të Shqipërisë reshjet do të jenë më të pakta.
Sipas Meteoalb, parashikohet që në orët e pasdites dhe mbrëmjes të ketë pakësim te reshjeve në të gjithë vendin, duke bërë që në orët e vona të natës të ketë ndërprerje të reshjeve.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, dhe  mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 14°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi serish Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Back to top button