Escobar këtë javë në Tiranë

Zyrtari i lartë amerikan pritët të ketë takime të ndara me Ramën dhe Bashën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vënë në lëvizje pak ditë para mbledhjes së Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit është shpallur “non grata” nga SHBA-ja.
Sipas informacioneve, të enjten,më 9 dhjetor, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të vizitojë Tiranën. Në agjendën e zyrtarit të lartë amerikan është parashikuar takim me kryeministrin Rama, por edhe me kreun e PD-së Lulzim Basha, i cili gjithashtu ka thirrur Kuvendin e PD me 18 dhjetor,raportojnë mediat shqiptare nga Tirana.
Escobar në një reagim pak javë më parë theksoi faktin se korrupsioni në vendet e Ballkanit Perëndimor do të vijojë të ketë sanksione nga SHBA. Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë Hercegovinë dhe në Mal të Zi./21Media

Back to top button