Jay-Z bëhet artisti më i nominuar në histori të Grammy Awards

Reperi amerikan, Jay-Z, zyrtarisht është bërë artisti më i nominuar në histori të Grammy Awards.
Në total, reperi është nominuar 83 herë, kështu ia mori vendin e parë Quincy Jones – që në total ishte nominuar 80 herë.
Jay-Z u nominua tre herë për edicionin e 64-të të ndarjes së çmimeve të këtij viti.
Reperi ka fituar 23 çmime Grammy në karrierën e tij.
Vitet më të suksesshme të Jay-Z kanë qenë në 2009, 2010 dhe 2012, kur ai mori tri çmime gjatë ceremonisë së çdo viti. Më së shumti nominime në një vit të tij erdhën në vitin 2017 pas publikimit të albumit të tij të 13-të, të titulluar “4:44”./21Media

Back to top button