Jehona e vrasjes në Pejë?!


Prokuroria: Ende nuk dihen motivet e vrasjes, por po punohet që rasti të ndriçohet shpejt

Prokuroria Themelore e Pejës ka intervistuar dëshmitarët si dhe të dyshuarin e arrestuar mbrëmë me dyshimet për përfshirje në vrasjen e mbrëmshme në Pejë. Ndaj këtij të fundit ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh. Deri tash nuk janë bërë të ditura motivet e vrasjes, por u tha se hetimet po zhvillohen me shpejtësi për të ndriçuar rastin. Dy të vrarët ishin kandidatë për kryetarë të komunave në zgjedhjet e tetorit, njëri ishte kandidat për kryetar të Pejës dhe tjetri për kryetar të Deçanit./21Media

Back to top button