Jep dorëheqje Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, ka njoftuar sot se ka dhënë dorëheqje nga pozita.

Ai ka renditur arsyet e dorëheqjes dhe ka falenderuar Bankën Qendrore të Kosovës për mbështetjen, duke përmendur disa nga kontributet që ka dhënë që sektori i sigurimeve tash të ketë një pamje krejtësisht tjetër.

“Jam i lumtur që kam dhënë kontributin tim për të ndodhur këto të mira për sektorin e sigurimeve ku kam dhënë kontributin tim tash e 18 vite” ka shkruar Mazreku, në Facebook.

Ndërsa në fund është shprehur me fat që ka pasur mundësinë të menaxhojë një Institucion të tillë./21Media

Back to top button