Ramadani ka pranuar Kupën e Kosovës nga presidenti i FHK-së Eugen Saraçini
(Lajm i përditësuar)
Dy kupat e Kosovës shkojnë në Ferizaj, ”K.H Kastrioti” fitues i Kupës së Kosovës në hendboll
”K.H Kastrioti” nga Ferizaj ka fituar kupën e Kosovës në Hendboll (meshkuj).
Kastrioti ka fituar me rezultat 34:32 ndaj Besa Famgasit.
Kastrioti është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Skuadra me traditë ka fituar kupën për herë të shtatë dhe për herë të parë që nga viti 2019.
Terziqi i shënoi plot 16 gola. Kapiteni Rron Ramadani i shënoi shtatë gola, pos që dha kontribut të madh në mbrojtje. Ai u shpall më i miri i ndeshjes te Kastrioti.
Beni Sula i shtoi gjashtë, ndërsa u dallua sidomos portieri Liridon Esati me shumë e shumë pritje.
Te Besa Famgas më i miri ishte Igor Chiesliov me dhjetë gola. Gjashtë i kishte Arbios Mushkolaj. Në Ferziaj sot shkojnë dy kupa pasi që edhe skuadra e femrave ka fituar Kupën e Kosovës për herë të parë në hendboll.
Në finale Ferizaj ka mposhtuar Istogun me rezultat 27:28./21Media