Kaloni te përmbajtja kryesore

Treni godet një veturë në zonën industriale në Prishtinë

Sot ka ndodhur një aksident trafiku në mes një treni dhe një automjeti në zonën industriale në Prishtinë.

Përveç dëmeve materiale nuk raporohet për të lënduar.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në zonën industriale në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button