Jep dorëheqje kryetari i Deçanit

Pasi që fitoi postin e deputetit

Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetari pasi që në zgjedhjet e fundit në Kosovë ai mori vota të mjaftueshme për të zënë një vend në parlament.

Dorëheqjen e ka konfirmuar vet Selmanaj më një status në Facebook ku ka postuar edhe deklaratën e tij të pranimit të postit të deputetit.

“Qytetarë të dashur të Komunës së Deçanit.Pa u kthyer në retrospektivë e në dekada që ishim bashkë po ndalem të vitet 2009-2017 si kryetar i Komunës së Deçanit.Tetë vite i ndava me ju në punë e në zhvillime jo rrallë here sfiduese! Në çdo rrethanë ishim bashkë, siç thotë populli ‘ n’Dekë e n’Dasem ‘!
Ky edhe ishte misioni im pra me qen afër qytetarit dhe gjithnjë me i shërby atij. Nderuam bashkë dëshmorët e martirët duke qenë në secilin përvjetor e për çdo vit e të çdo familje. Pothuajse nuk ka familje e qytetarë qoftë edhe një fëmijë në rrugë që se kam respektuar. Ndihem krenar që punuam bashkë me ju në të mirë të qytetit tonë, Deçanit dhe qytetarëve. Kishim suksese dhe sfida! Kemi punuar shumë në rrethana jo të lehta! Ndryshimet kanë ndodhur dhe ato do të vazhdojnë gjithësesi”, thuhet në postimin e tij.

Po ashtu në postimin e tij Selmanaj u premton qytetarëve se do te jetë zëri i tyre në parlament dhe i falendëron ata për përkrahjen e vazhdueshme që ia kanë dhënë ndër vite.

Me përkrahjen tuaj isha në 2007 deputet e Pavarësisë. Në vitet 2009/2013 kryetar pa balotazh i Komunës së Deçanit dhe tani sërish deputet.Kjo më bënë krenar ngase ju me votuat katër herë rradhazi!.Unë do të jam zëri i juaj dhe qytetarëve të Kosovës. Qytetarë të dashur të Deçanit, unë në çdo rrethan do të jam me JU, mbase edhe pse këtë herë u shfaqë një përpjekje për të eliminuar dhe mohuar vlerat tona të përbashkëta që i kemi ndertuar me mund e ndershmëri.Ju qytetarë të nderuar me keni bërë me u ndi fitues i madh dhe krenar me qytetin tim dhe njerzit e komunës sime.Unë me numrin e largët në listë ’92 bashkë me ju jemi sërish fitues.Falemnderit qytetarë të Deçanit, Dukagjinit e krejt Kosovës.Une do të mbetëm ai Rasimi që me njihni./21Media

Fotografia e Rasim Selmanaj

Back to top button