Jep dorëheqje kryetari i qendrës së AAK-së në Junik

Agron Kuçi pasi humbi garën e tij për kryetar komune në Junik, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së AAK-së.
Sipas tij, rezultati në zgjedhje është përgjegjësi e tij prandaj ka marrë edhe këtë vendim.
“Rezultati në zgjedhje, ekskluzivisht është përgjegjësi e imja dhe e askujt tjetër prandaj i vetëdijshëm për këtë, unë jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Degës së AAK- së, me qëllimin më të mirë që Dega të drejtohet nga një frymë e Re, e që jam i bindur se Degës sonë në Junik nuk i mungon, përkundrazi potenciali që e kemi ngritur bashkarisht është shumë i madh dhe qëndron në lartësinë e duhur“, ka shkruar Kuçi në Facebook./21Media

Back to top button