Jeta e gazetarëve të rrezikuar paraqitet në dokumentarin ”Endangered”

Me rritjen mbarëbotërore të lëvizjeve ekstremiste dhe ndjenjës anti-gazetare si nga qeveritë ashtu edhe nga qytetarët, gazetarët po përballen me rreziqe të paprecedentë në vendet ku liria e shtypit dikur konsiderohej e mirëqenë.
Dokumentari ”Endangered”, nga reporteri investigativ Ronan Farrow, i cili paraqet rreziqet e reja nga këndvështrimi i katër gazetarëve të kapur në zemër të stuhisë dhe që do të shfaqet premierë në HBO Max.
E rrezikuara pason një vit në jetën e gazetarëve Patrícia Campos Mello dhe Oliver Laughland, si dhe fotoreporterëve Carl Juste dhe Sáshenka Gutiérrez, të cilët punojnë përkatësisht në Brazil, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë.
Nëpërmjet një sërë intervistash individuale dhe pamjeve në terren, dokumentari do të ndjekë se si këta të katër përballen me rreziqe në rritje në jetën e tyre profesionale, si nga qeveritë që vënë në dyshim besueshmërinë e tyre dhe nga mungesat e personelit, të gjitha duke u përpjekur të mbulojnë çështjet më të ngutshme të ditës, si pandemia COVID-19, protestat e BLM, brutaliteti i policisë dhe mitingjet politike.
Përveç fokusit te këta katër gazetarë, HBO do të presë gjithashtu përmbajtje bonus në platformat e tyre dixhitale që përfshin Farrow duke kryer intervista me gazetarë anembanë botës për vështirësitë me të cilat përballen në punë.
Premiera e dekumentarit do të jepet më 28 qershor 2022 në HBO Max./21Media

Back to top button