Pas De Jong, Ten Hag synon ta sjellë në Man UTD edhe Dumfriesin

Manchester United po përpiqet shumë për të arritur një marrëveshje për mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong, raporton Mundo Deportivo.
Erik ten Hag dëshiron të ribashkohet me ish-mesfushorin e Ajax në Old Trafford dhe i ka kërkuar bordit të tij që të përfundojë një transferim në fillim të dritares së verës.
Por, De Jong nuk është i vetmi synim i Man UTD.
Ten Hag ia ka vënë syrin edhe mbrojtësit të Interit, Denzel Dumfries.
26-vjeçari është nën kontratë në San Siro deri në vitin 2025, por gjigantët italianë do të dëgjojnë ofertat për holandezin këtë verë.
Dumfries regjistroi pesë gola dhe katër asistime në 33 ndeshje të Serisë A për Interin në sezonin 2021-22./21Media

Back to top button