Jeta e Joe Biden përmes fotografive

 

Joe Biden bëri betimin si president i SHBA-së në kohën kur vendi është në mes një pandemie globale shkatërruese.

Amerikanët mirëpresin një president të ri në Shtëpinë e Bardhë. Në ndryshim nga presidenti Trump, një biznesmen para se të merrte detyrën, presidenti i zgjedhur Biden është një politikan me përvojë.

Biden ka shërbyer në politikë prej gati 50 vjetësh. Për dy mandate ai shërbeu si nënpresident i Presidentit Barack Obama. Para kësaj, votuesit e Delauerit e zgjodhën atë gjashtë herë në senatin amerikan.

Gruaja dhe vajza e tij humbën jetën në një aksident me makinë, ndërsa dy djemtë e tij mbeten të plagosur rëndë. Senatori Biden udhëtonte me trenin Amtrak për 90 minuta çdo natë nga Washingtoni për në Delauer për të qenë pranë djemve. Stacioni i trenit Amtrak në Uillmington mban emrin e tij.

Biden ka bërë dy operacione në tru për shkak të aneurizmit. Në vitin 2015, kur ishte nënpresident, djali i tij i madh Bo vdiq nga kanceri në tru.

Back to top button