Osmani e pret nesër në takim këshilltarin special amerikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër e pret në takim Këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Takimi do të mbahet nga ora 13:00.
“Në orën 13:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Zyrtarin e Lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet”, thuhet në njoftim.
Pas Osmanit, Chollet do të pritet në takim edhe nga Kryeministri Albin Kurti.
Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, takimi fillon nga ora 14:30.
 

Back to top button