Jevtiq: U dërguan mesazhe të ngjajshme përmes protestave në Prishtinë dhe Beograd

Duke iu referuar protestave që u mbajtën dje në Prishtinë kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe atyre në Beograd kundër presidentit serb, Nënkryetari i Listës Serbe Dalibor Jevtiq, tha se të dyja protestat bartin mesazhe të ngjashme.
“Dje në Sretenje protesta kundër Aleksandar Vuçiqit dhe Asociacionin në Prishtinë dhe Beograd. Mesazhe të ngjashme dhe të njëjtat dëshira kundër presidentit dhe popullit të Serbisë”, shkroi ai në Twitter.
Jevtiq shprehu mbështetje kreut të shtetit serb duke theksuar se “ata që protestuan dje nuk i mendojnë mirë popullit serb dhe Serbisë dhe për këtë arsye Aleksandar Vuçiq është pengesa më e madhe e tyre”./21Media
Јуче, на Сретење, протест против @avucic и ЗСО у Приштини и Београду. Сличне поруке и исте жеље против председника и народа Србије.
Пуна подршка председнику Вучићу јер они који су јуче протествовали не мисле добро ни српском народу ни Србији и зато им је @avucic највећа сметња!— Dalibor Jevtić (@jevticdalibor) February 16, 2023