Jimmy Kimmel sërish nikoqir i Academy Awards

Personaliteti televiziv amerikan Jimmy Kimmel është i gatshëm për të mirëpritur sërish ceremoninë e Oskarëve. Ky nikoqir i shout late-night me Jimmy Kimmel, do të jetë nikoqir në këtë ceremoni muajin mars 2023, kanë bërë të ditur organizatorët e ngjarjes.
Sipas përgjegjësve të ngjarjes, Kimmel pa dyshim që është i gatshëm për çdo gjë në shou, se është humorist i vërtetë.
Kimmel ishte nikoqir i Oskarëve dy herë më parë, në vitin 2017 dhe në vitin në vijim.
Kimmel me këtë rast në një deklaratë ka thënë se është nder i madh që është ftuar si nikoqir i Oskarëve për të tretën herë.
Pas ngjarjes Oskars 2018, për të cilën Kimmel u lëvdua, kjo ceremoni u mbajt pa nikoqir deri në ceremoninë e 94-të, kur skenën e ndanë: Regina Hall, Amy Schumer e Wanda Sykes.
“Jimmy është nikoqir i përkryer që na ndihmon të vlerësojmë artistë të jashtëzakonshëm dhe filma në ceremoninë e 95-të të Oskarëve”, ka thënë përgjegjësja e akademisë, Janet Yang. Sipas saj, dashuria që ka ai për filmat, me përvojën për paraqitje live dhe aftësinë për tu lidhur me publikun global, do të krijojë një përvojë të paharrueshme për miliona shikues në mbarë botën.
Producente ekzekutive e Oskarëve 2023 do të jetë Molly McNearney, e cila është e martuar me Jimmy Kimmel.
Ceremonia e 95-të e ndarjes së çmimeve Oskar do të jetë e para pas asaj ku Will Smith goditi prezantuesin Chris Rock në skenë. Si rezultat i kësaj, Smith iu ndalua të marrë pjesë në Oskarë për 10 vjet.
Oskarët 2023 do të mbahet më 12 mars të këtij viti në Dolby Theatre në Los Angeles, ndërkaq do të transmetohet live në ABC në më shumë se 200 territore në mbarë botën./21Media

Back to top button