Jin me këngën e re si solo këngëtar “The Astronaut”

Singli i anëtarit të bendit BTS, Jin, si solo këngëtar, i titulluar “The Astronaut”, më në fund u lansua me video.
Kjo këngë e këtij superyll të muzikës zgjatë pesë minuta.
BTS më parë kanë njoftuar se tekstin e “The Astronaut” e kanë shkruar Jin dhe Coldplay.
Videoja e kësaj kënge paraqet një alien i cili drejtohet në planetin Tokë, ku gjen momente kënaqësie në këtë rugëtim, dhe në fund vendos ta quaj atë “shtëpinë e tij”.
Jin në video duket i qetë. Në të shihen edhe disa paraqitje të shkurtra të bashkëpunëtorëve të Coldplay.
Jin edhe më parë ka dëshmuar se është i suksesshëm si solo këngëtar. Ai ka realizuar edhe disa këngë, si “Awake” dhe “Epiphany”.
Duket se edhe kënga “The Astronaut” ka sentimentin e njëjtë./21Media

Back to top button