Fazliu i siguron Kosovës tjetër medalje, kalon në gjysmëfinale të Evropianit U23

Xhudistja jonë, Laura Fazliu është duke e përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme në Kampionatin Evropian të xhudos në grupmoshat U23.
Fazliu ka arritur t’i sigurojë Kosovës një tjetër medalje, ku tani ka prekur gjysmëfinalen e Evropianit U23 të xhudos.
Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu në çerekfinale e mposhti xhudisten italiane, Flavia Favorini.
Ndërkaq, në rrugën deri te gjysmëfinalja, Laura Fazliu raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin e mposhti lituanezen, Aida Vasiliauskaite, kurse në çerekfinale e mposhti italianen, Favorini.
Tani, në gjysmëfinale Fazliu do të përballet me xhudisten hungareze, Brigitta Varga.

Back to top button