Jo veç në fushë, Xhaka po shkëlqen edhe në botën e modës

Kapiteni i kombëtares zvicerane të futbollit, futbollisti shqiptar, Granit Xhaka po sfidon veten edhe në botën e modës.

Xhaka është pjesë e Bordit Drejtues të Horë që u themelua në St. Niklausen në mes të nëntorit.

Kompania ndër të tjera “synon tregtimin e tekstilit dhe mallrave të të gjitha llojeve”.

Sipërmarrësi i modës dhe kostumeve të përshtatura të Zvicrës, Johannes Ucan dhe kapiteni i ekipit kombëtar mblidhen në kompani.

“Granit Xhaka është bashkëpronar i kompanisë. Ne jemi miq prej vitesh”, ka thënë Ucan.

Për shkak të miqësisë dhe bashkëpunimit, ata dolën me idenë për të krijuar së bashku një label modës – por nuk bëhet fjalë për kostume.

“Çfarë saktësisht, nuk mund t’ju them ende. Vetëm kaq: Nisja do të jetë në pranverën e vitit 2023. Në fund të fundit, Graniti është ende i zënë në Kupën e Botës – shpresojmë edhe për disa ditë të tjera”, tha Ucan./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button