Joao Cancelo, kampion i Premier Ligës dhe Bundesligas

Gjiganti gjerman, Bayern Munich fitoi sot titullin e 11-të radhazi të kampionit në Bundesliga.

Bayerni e mposhti sot Kolnin, ndërsa i mjaftoi barazimi i Borussia Dortmundit ndaj Mainzit për tu shpallur zyrtarisht kampion i Bundesliga.

Pjesë e skuadrës ishte edhe mbrojtësi i krahut, Joao Cancelo, i cili gjendet në huazim te kampioni gjerman nga Manchester City.

Paraqitjet e tij këtë sezon me Bayernin i mundësuan Cancelos që të ketë medaljen e kampionit në Gjermani, por kjo nuk do të jetë medalja e vetme që ylli portugez do ta fitojë këtë sezon.

Cancelo ishte pjesë e Manchester Cityt për gjysmën e parë të sezonit, dhe paraqitjet e tij në kampionatin anglez ia mundësojnë atij edhe medaljen e kampionit në Premier Ligë, pasi që City e fitoi zyrtarisht titullin javën e kaluar.

Back to top button