Kongresmeni Torres mbron Kosovën: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht një aleat të Amerikës
Kongresmeni amerikan, Richie Torres, ka thënë se Kosova është aleat i SHBA-së dhe se ishte ndër vendet e para që pranoi refugjatët afganë kur kjo iu desh SHBA-së.
Torres këtë e tha pas deklaratës së Sekretarit të Shtetit të tij, Antony Blinken, që dënoi veprimin e institucioneve të Kosovës për ngjarjet e djeshme në Veri.
“Kosova është një aleat i palëkundur i SHBA-së. Kur SHBA-së i duheshin vende për të pranuar refugjatët afganë, Kosova ishte e para dhe ndër të paktat që u pranoi në këtë rast. Është zhgënjyese për mua dhe për votuesit e mi shqiptarë të shoh Sekretarin Blinken të sulmojë publikisht një aleat të SHBA-së”, ka shkruar ai, duke rishpërndarë deklaratën e Blinkenit./21Media
Kosovo is an unwavering ally of the US. When the US needed countries to take in Afghan refugees, Kosovo was the first and among the few to rise to the occasion.
It’s disappointing to me and my Albanian constituents to see Secretary Blinken publicly attack a US ally. https://t.co/Ay9VwZMfh7
— Ritchie Torres (@RitchieTorres) May 27, 2023