John Krasinki rikthehet si Jack Ryan në “Tom Clancy’s Jack Ryan”

John Krasinki është rikthyer si Jack Ryan.
Rikthimi i Krasinkit vjen tri vjet pas sezonit të fundit në serialin “Tom Clancy’s Jack Ryan”.
Sezoni i tretë ndjek Ryan-in në Romë, ndërsa ai përpiqet të zbulojë një komplot nga Rusia për të pushtuar vendet përreth dhe për të rikrijuar perandorinë sovjetike.
Kur Ryan njofton CIA-n për komplotin, agjencia përpiqet ta ekstradojë atë në ShBA për t’u përballur me akuzat.
Wendell Pierce dhe Michael Kelly janë gjithashtu pjesë e serialit.
Sipas producentëve, skenari është shkruajtur përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën.
“Tom Clancy’s Jack Ryan” do të përfundojë pas sezonit të katërt, i cili tashmë ka përfunduar xhirimet.
Data e publikimit për sezonin e fundit nuk është bërë e ditur.
Gjithësesi, sezonin e tretë tashmë e keni në Netflix./21Media

Back to top button