PSD: Vitia është kthyer për të dështuar prapë

Nol Nushi nga PSD-ja ka reaguar pas emërimit të Arben Vitisë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Nushi ka thënë se Vitia është rikthyer “për të dështuar prapë”.
“Arben Vitia ishte emëruar ministër për të bërë fushatë për kryetar komune. Dështoi si minister, e dështoi edhe në fushatë. Ai ishte përgjegjës për hapjen e masave që shkaktuan mijëra të infektuar e dhjetëra të vdekur. Për këtë ka Kallëzim Penal. Më pas u emërua drejtor i spitalit privat i cili u zhvillua shumë përderisa Vitia ishte minister. Tash kthehet prap për të dështuar prap. Kaq për shëndetesinë publike”, ka shkruar ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka emëruar Arben Vitia, Ministër për Shëndetësi.
Këtë e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për media.
Vitia e kishte lënë këtë detyrë, për t’i hyrë garës për kryetar të Prishtinës, të cilën e kishte humbur nga kandidati i LDK-së, tani kryetar i kryeqytetit, Përparim Rama.
Ministria e Shëndetësisë ishte pa ministër që nga 6 tetori kur edhe kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, Rifat Latifi./21Media  

Back to top button