Johnny Depp dhe Jeff Beck së shpejti me album të ri
Johnny Depp e la pas vetes betejën gjyqësore gjashtë javëshe me ish-gruan Amber Heard duke bërë daljen e parë publike që nga vendimi, ku luajti një koncert në Gateshead.
Aktori dhe muzikanti u bashkua me kitaristin Jeff Beck në pjesën e fundit të turneut të tij në Mbretërinë e Bashkuar për kënaqësinë e qindra fansave të enjten.
Beck zbuloi gjithashtu lëvizjen e radhës në karrierë të Depp, një album që dyshja do ta publikojnë së bashku muajin e ardhshëm.
Koncerti erdhi një ditë pasi Depp fitoi çështjen në SHBA.
Ai mungoi në gjykatën e Virxhinias kur juria vendosi se pretendimi i Heard se ajo ishte viktimë e abuzimit në familje ishte i rremë.
Në vend të kësaj, Depp u pa të mërkurën në mbrëmje në një pijetore në Newcastle me Beck.
Pas vendimit, ai lëshoi një deklaratë duke thënë se po priste me padurim për “një kapitull të ri”.
Kjo nisi të enjten, kur ai iu bashkua legjendës së kitarës në skenë për tetë këngë./21Media