Johnny Depp feston sot ditëlindjen e 59-të
Aktori amerikan, Johnny Depp sot( 9 qershor) feston ditëlindjen e 59-të.
Javën e kaluar, Depp fitoi gjyqin kundër Amber Heard, i cili zgjati për plotë gjashtë javë e pas të cilit aktori falënderoi të gjithë dhe u shpreh se është rikthyer në jetë pas kësaj fitore.
Ndërkohë, në Neë York fansat I kanë uruar aktorit 59 vjetorin e lindjes, duke i kënduar këngën e ditëlindjes, gjersa ai jep autografe e fotografi me fansat në natën e fundit të koncerteve të tij me Jeff Beck.
Qindra fansa priten jashtë Teatrit The Barbiacan në Neë York.
Aktori amerikan ka portretizuar qindra role që lanë nam në kinematografi, duke lënë gjurmë përgjithmonë.
Edward Scissorhands, What’s Eating Gilbert Grape, Pirates of the Caribbean, Lone Ranger, The Writer janë disa nga paraqitjet e Depp ndër vite./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?